Janinë, arrestohen 4 doganierë shqiptarë, pjesë e një bande kriminale

Kliko per me shume info

policia-greke16Katër doganierë shqiptarë jane u arrestuar nga policia greke në Kalpaq të Janinës gjatë një operacioni për shkatërrimin e një bande hajdutësh që operonte në Greqi.

Sipas policise, 4 të arrestuarit janë punonjës të hetimit doganor në Drejtorinë e Doganave, madje njëri prej tyre ka qenë edhe drejtor i Doganës së Kakavijës për një periudhë kohe.

Kliko per me shume info

Autoritetet greke thonë se katër të arrestuarve iu gjet një kamion i ngarkuar me sende të vjedhura, të cilat ishin grabitur në Athinë prej anëtarëve të tjerë të bandës.

Në kamionin që ata u arrestuan u gjetën sende elektrike të vjedhura, një traktor si dhe një motor skafi. Dy anëtarë të tjerë të bandës mundën të largohen dhe janë shpallur në kërkim.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here