Ja shtatë arsyet psikologjike që dikush mund të bie në dashuri me ju

Kliko per me shume info

Screenshot_2-9-780x439Shpesh herë ndihemi konfuz dhe të paqartë se përse një person I caktuar ka simpati kundrejtë nesh e më pas bien në dashuri.
Përderisa disa shpjegime i atribuohen praktikave sociale dhe kulturore, si një sistem i përbashkët i vlerave dhe përvojave, të tjerët, si mënyra se çfarë arome mbajmë apo gjatësia jonë, tregojnë shumë rreth natyrës tonë biologjike si specie riprodhuese.
Këto janë disa zbulime rreth joshjes të cilat mund t’ju befasojnë me të vërtetë:
1.Njerëzit kanë tendenca të bien në dashuri me njerëz tjerë që janë si ta. Vlerat e përbashkëta, përvojat jetësore, niveli i tërheqjes fizike dhe mosha luajnë rol të rëndësishëm.
2. Ka disa zbulime që thonë se aroma luan rol të rëndësishëm në joshje. P.sh., femrat gjatë menstruacioneve mund të preferojnë aromën e meshkujve me më shumë testosterone. Dhe meshkujt mund të preferojnë aromën e grave në kohëra të caktuara gjatë cikleve të tyre të menstruacioneve.
3. Nëse dëshironi që dikush të bie në dashuri me ju, do t’ju ndihmonte shumë nëse veç përngjani me gjininë e kundërt të prindit të tij. Kjo e “përngjarë” mund të jetë në flokë, ngjyrë të syve, por edhe moshë. Fëmijët e partnerëve të rinj kanë tendenca të kërkojnë prind të rinj më shpesh.
4. Ndarja e eksperiencave të frikshme apo emocionuese janë mënyrë e përsosur për të filluar joshjen. Pra, si thoni ta anashkaloni takimin për kafe dhe të shkoni për hedhje me parashutë?

5.Gjatësia mund të luaj rolë të rëndësishëm në aspektin e joshjes – e veçanërisht për meshkujt – si në termin e shkurtë, ashtu edhe në atë të gjatë.
6.Nëse mbani qëndrim të hapur, kjo do t’ju bëj të dukeni më pak i mbyllur – dhe më shumë joshës e shoqërues.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here