Ja cfarë ka vendosur Sadiku për të ardhmen e tij

Sport

15-SADIKUSulmuesi kombëtares, Armando Sadiku është pajtuar me faktin se do ta vazhdojë karrierën te skuadra e Zyrihut e cila këtë sezon militon në kategorinë e dytë të futbollit zviceran.

“Për momentin mendoj vetëm të stërvitem dhe të luaj. Ndjehem si një fëmijë, më pëlqen të shkelmoj topin. Ndaj jetoj çdo gjë ditë pas dite. Ka mbetur ende pak tronditje për shkak të rënies. Por tani mund të them se ka një frymë të mirë grupi dhe lojtarët e rinj kanë sjellë optimizëm.

Sipas meje, Uli Forte është shumë i aftë, një nga trajnerët më të aftë që kam takuar. Nuk di ta them nëse do të ngjitë menjëherë skuadrën, por ai është një trajner që di t’i mbajë të gjithë të përqendruar. Me të duhet të jesh gjithmonë gati”, u shpreh Sadiku.

ME TE LEXUARAT