Ja momenti kur italiani tenton të vrasë me thikë shqiptarin

Kliko per me shume info

vraaNjë shqiptar dhe e dashura e tij rumune i kanë shpëtuar një tentative vrasje. Ngjarja ka ndodhur në Piazza San Giovanni në Firence të Italisë.

Policia italiane ka arrestuar 33 – vjeçarin Alessandro Greco, si autor të dyshuar të kësaj ngjarje. Sipas mediave italiane, Greco ka tentuar të godasë me një thikë kuzhine shqiptarin, i cili ishte në shoqërinë e të dashurës së tij, por ka hasur në rezistencë.

Kliko per me shume info

Nga ky sulm ka mbetur e plagosur e dashura e shqiptarit, e cila u dërgua në spital për të marrë ndihmë mjekësore, pasi ishte goditur në kokë dhe kishte shumë gjakderdhje.

Policia bëri të mundur kapjen e atentatorit, si dhe sekuestrimin e thikës mbi 20 cm të gjatë, që ishte e lyer me gjak dhe me flokët e 25 – vjeçares.

Motivet e kësaj ngjarje mbeten të panjohura./tvklan.al

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here