Deklarata shokuese: ISIS kontrollon drogën në Lazarat!

Kliko per me shume info

isis16Në një analizë të gjatë të gazetarit italian, Roberto Saviano, i njohur për botimet e tij në lidhje me mafian, duke shkruar mbi çështjen e legalizimit të drogave të lehta, flitet dhe për kanabisin në Shqipëri.

Në shkrimin e tij, të botuar në të përditshmen “La Republica”, ai arsyeton se legalizimi i drogave të lehta do t’i hiqte një mundësi të mirë financimi grupeve terroriste, që sipas tij tashmë kanë marrë nën kontroll trafikimin e marijuanës. Shembull sipas Savianos është edhe Lazarati, të cilin ai e konsideron si kryeqytetin botëror të marijuanës.

Kliko per me shume info

“Lazarati, në Shqipëri, kryeqyteti botëror i marjiuanës, ka përfunduar nën kontrollin e grupeve kriminale që mbështetin Daesh (term i përdorur për Shtetin Islamik). ISIS tashmë kontrollon një prodhim prej 5 miliardë dollarësh. Po, “bari” dhe hashashi janë shndërruar në burime finacimi të organizatave fondamentaliste. Legalizimi i tyre do të ishte një mënyrë për t’i hequr organizatave kriminale nga 8 deri në 11 miliardë di euro çdo vit”, shkruan ai./tvklan.al

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here