Ish-zëdhënësja e PD-së: Rama i ‘ekzaltuar’, asnjë fjalë pozitive për dakordësinë

Politikë

silvi-bardhi-pdIsh-zëdhënësja e Partisë Demokratike, Slivi Bardhi ka postuar disa foto nga seanca e djeshme në parlament teksa po votohej reforma në drejtësi.

Në profilin e saj në Facebook, Bardhi duke postuar një foto të kreut demokrat, i qeshur e që po fliste në telefon, ajo shprehet se Lulzim Basha i uroj të gjithë shqiptarët për miratimin e reformës.

Por, Bardhi shprehet se kryeministri Edi Rama nuk ishte dhe shumë i gëzuar, pasi nga disa momente që kamera ka fokusuar kryeministrin ai ishte shumë i trishtuar.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ish-zëdhënësja e PD-së thotë se ajo që nuk të tradhëton kurrë është fytyra, dhe sipas saj, Rama nuk ishte shumë i gëzuar.

Statusi i Bardhit në Facebook:

Ne nisje te seances kryetari i opozites Lulzim Basha, shprehu gezimin e tij ne lidhje me dakordesimin unanim per pikat e propozuara nga Partia Demokratike. Basha tha: Urime te gjithe shqiptareve! Pak me vone, regjia nga pamjet ne salle, fokusoi kryeministrin e vendit tim te "ekzaltuar" nga lumturia ne lidhje me reformen ne drejtesi. Ai nuk ka thene qofte edhe nje fjale pozitive per dakordesine. Pas ditesh e netesh propagande e genjeshtra, ajo qe nuk te tradheton kurre, eshte gjithmone fytyra, te cilen ose e ke, ose nuk e ke. Ne disa raste edhe tenton ta fshehesh... URIME TE GJITHE SHQIPTAREVE!

ME TE LEXUARAT