Ish-sulmuesi i famshëm i kombëtares shqiptare rrezikon të dënohet me burg

Kliko per me shume info

igli-tareKrizë te Lacio, moment mjaft i keq edhe për drejtorin sportiv Igli Tare. Ish-sulmuesi i famshëm i Shqipërisë është dërguar për gjykim në Romë, për dëshmi të rreme. Së bashku me Taren, nën akuzë është edhe sekretari i përgjithshëm i Lacios, Armando Kalveri, ndërsa gjyqi do të zhvillohet më 17 tetor.

Sipas akuzës, të dy të akuzuarit kanë deklaruar duke mashtruar se futbollisti Mauro Zarate nuk është stërvitur në qendrën stërvitore të Lacios, në Formelo, në periudhën mars-qershor 2013.

Kliko per me shume info

Në atë kohë Zarate pati një konflikt të gjatë me Lacion dhe u largua me shumë polemika, ndërsa Lacio i hoqi 3 muaj nga paga, për shkak se nuk ishte paraqitur në stërvitje, por futbollisti argjentinas i ka dhënë elemente të mjaftueshëm akuzës që në atë periudhë u stërvit rregullisht në Formelo dhe tani kërkon 900.000 eurot që i janë mbajtur nga paga.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here