Ish-polici denoncohet për mashtrim nga dy të dashurat: Ishte i martuar

Kliko per me shume info

gjykata-themelore-kosoveNjë ish-polic i martuar ka dalë para gjykatës për t’iu përgjigjur akuzave të ngritura mbi paditë e dy ish-të dashurave të tij, për njërën prej të cilave ai thotë se e dashuron akoma.

Dy gra kanë paditur ish-in e tyre për mashtrim dhe ushtrim të dhunës, ndërsa i akuzuari ishte ndërkaq i martuar dhe me fëmijë.

Kliko per me shume info

Por i pandehuri mbrohet ndaj akuzave duke dhënë justifikimet e tij për secilën pikë, madje pretendon se jo vetëm që nuk kishte ushtruar dhunë ndaj njërës prej të dashurave, por se ishte alkoolizmi i saj që kishte shkaktuar konflikte.

I akuzuari N. Xh. Doli sot para Gjykatës Themelore të Prishtinës, u mbajt seanca e shqyrtimit kryesor ndaj nën akuzat për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar, trafikimit me njerëz dhe veprës penale të sulmit.

I pandehuri akuzohet nga Prokuroria Themelore e Prishtinës se që nga viti 2012 e deri në vitin 2014 ka mbajtur nën kontroll të dëmtuarën A.G. duke i premtuar që do të martohet me të.

Sipas aktakuzës, Xh. e ka shfrytëzuar të dëmtuarën, pasi ka arritur të sigurojë numrat e telefonit të personave të cilët janë mirë nga gjenda financiare dhe e ka obliguar t’i kontaktojë ata dhe të lërë takim.

Prokuroria thotë se e dëmtuara e ka paraqitur rastin në polici disa herë, mirëpo i akuzuari e ka detyruar që t’i tërheqë deklaratat.

Po ashtu, i pandehuri, akuzohet se në vitin 2014 në mënyrë ilegale e ka sjellë të dëmtuarën S.T. nga Shqipëria në Kosovë duke e strehuar në një banesë dhe duke i premtuar që do t’i gjejë punë.

Në aktakuzë shkruhet se e dëmtuara ka qenë e interesuar që të gjejë punë në restorantet e natës, dhe i pandehuri i ka rekomanduar ku të shkojë të punojë dhe duke ia mbajtur dokumentet dhe të hollat e po ashtu, duke e keqtrajtuar fizikisht.

“Unë me të dëmtuarën S.T. dhe me të dëmtuarën A.G. kam pasur lidhje dashurie, ku me të dëmtuarën A.G. ende jam në lidhje dashurie”, deklaroi i akuzuari gjatë marrjes në pyetje nga avokati i tij.

I akuzuari deklaroi se ishte e vërtetë që kishte shkuar në Shqipëri dhe e kishte marrë të dëmtuarën S.T. për në Kosovë.

“E di se ka punuar në disa lokale si valltare, mirëpo nuk e kam ditur se e njëjta ka pasur ndalesë për të hyrë në Kosovë, pasi ka qenë e deportuar nga Kosova”, tha ai.

“S.T. disa herë e ka harruar kuletën dhe dokumentet te unë kur kemi qenë bashkë, dhe herën e fundit unë pasi kam vërejtur se i ka harruar ia kam dërguar në një karburant”, -shtoi i akuzuari.

Ai tha se vazhdonte të ishte i dashuruar me një nga gratë që e kishin akuzuar: “Po ashtu, me A.G. kam qenë në lidhje dashurie nga 2012 dhe jam ende dhe me të kam jetuar në banesën e saj”.

Ai pretendoi se ish e dashura A.G. e ka denoncuar në polici për shkak të xhelozisë, pasi kishte kuptuar që ai kishte një lidhje paralele me gruan tjetër S.T.

I akuzuari e mohoi që të ketë ushtruar dhunë ndaj të dëmtuarës A.G., duke pretenduar se abuzimi i ish të dashurës me alkool kishte shkaktuar konflikte.

“Por ka pasur raste kur ajo ka konsumuar shumë alkool dhe kemi pasur ndonjë mosmarrëveshje. Po ashtu e mohoj që t’i kem telefonuar njerëzve të tjerë për t’i lënë takim me të”, tha ai.

“A.G dhe S.T kur janë takuar bashkë më ka telefonuar A dhe më ka kërcënuar që do t’i tregojë bashkëshortes sime, e po ashtu më ka thënë se do të shkatërroj”, deklaroi i akuzuari.

Ai e mohoi që të ketë ndikuar personalisht apo ndokush në të dëmtuarën A.G. që ajo ta ndryshojë deklaratën e saj, mirëpo sipas tij, ajo këtë e ka bërë për shkak të xhelozisë.

I akuzuari ka qenë pjesëtar i policisë, mirëpo që nga denoncimi që ka bërë e dëmtuara A.G. është pezulluar.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here