Investimet, Himara e Dhërmiu s`do kenë probleme në furnizmin me enrgji elektrike

Kliko per me shume info

gjiknuri-celaMinistri i Energjisë dhe Industrisë Damian Gjiknuri shoqëruar nga administratori i Operatorit të Shpërndarjes z.Adrian Çela dhe kryebashkiaku i Himarës Jorgo Goro ndoqën nga afër masat e marra për garantimin e furnizimit gjatë sezonit turistik në vijën bregdetare.
Ministri Gjiknuri deklaroi se në sajë të investimeve të kryera, këtë vit ka ndryshuar ndjeshëm
cilësia e furnizimit çka pohohet nga banorët e zonës dhe pushuesit. Sipas tij, në këtë zonë prej shumë vitesh nuk kishte patur asnjë investim në rrjetin e transmetimit dhe shpërndarjes. Përveç përfundimit nga OST të linjës së transmetimit 110 kV Unaza e Jugut, OSHEE ka vendosur një nënstacion të ri dhe modern të lëvizshëm në Himarë me vlerë 200 milion lek që furnizon me energji përveç Himarës, Qeparoin, Dhërmiun dhe Palasën.

Ka përfunduar ndërtimi i linjës 35 dhe 20 kV nga Himara në Dhërmi në vlerë 247 milion lekë. Po punohet nga OSHEE për ndërtimin e nënstacionit të ri 35/20 kV në Dhërmi me vlerë investimi 140 milion lekë. Me mbështetjen
e donatorëve është programuar dhe nis në shtator investimi në vlerë 20 milion USD për Radhimën, Orikumin, Dhërmiun, Qeparoin e deri në Sarandë.

Kliko per me shume info

Ndërkaq, me mbështetjen e kfW, Operatori i Transmetimit do të ndërtojë dy nënstacione të reja në Himarë dhe Orikum çka do ti japë zgjidhjen përfundimtare furnizimit për bregdetin brenda vitit 2017.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here