Skandali i rimbursimit të ilaceve, pesë zyrtarë të akuzuar i shpëtojnë burgut

Kliko per me shume info

pjerin-xhuvani15Shtatë zyrtare të pandehur të dosjen penale “Farmacia 1”, farmacistë dhe zyrtarë të akuzuar për skandalin e rimbursimet e ilaçeve, janë deklaruar fajtorë nga Gjykata e Tiranës. Prokuroria e Tiranës i bënte përgjegjës ata për përfshirje në një skemë mashtrimi financiar me rimbursimet e medikamenteve, që i ka shkaktuar shtetit një dëm prej gati 56 milionë lekë të rinj. Sipas prokurorisë, të pandehurit kanë përfituar rimbursim për recetat e nënshkruara fiktivisht katër farmaci në kryeqytet.

Në vendimin e shpallur në 7 korrik nga një trup gjykues i kryesuar nga gjyqtari Altin Abdiu dhe anëtarë Migena Laska e Tereza Lani, të pandehurit u gjetën fajtorë, sipas roleve përkatëse, për për kryerjen e veprave penale të “mashtrimit”, “shpërdorimit të detyrës”, kryer në bashkëpunim” dhe të “falsifikimit të dokumenteve”. Gjykata dha një total prej 24 vjet heqje lirie për të pandehurit, por verdikti përfundimtar ka lehtësuar ndjeshëm pozitat e tyre, duke bërë që vetëm tre prej tyre të rrezikojnë qelinë.

Ulja e një të tretës së dënimit e përfituar për shkak të gjykimit të shkurtuar e coi në gati 17 vjet heqje lirie dënimin në total për shtatë të pandehurit. Më tej gjykata ka vendosur pezullimin e ekzekutimit të dënimit me burg për katër nga të pandehurit. Ata do të qëndrojnë të lirë për periudhat e caktuara nga gjykata, gjatë së cilës duhet të mbajnë kontakte me Shërbimin e Provës.

Kliko per me shume info

Sipas gjykatës, i pandehuri Hysni Roçi, administrator i një prej katër fiktive, u dënua përfundimisht me 4 vjet heqje lirie për akuzën e “mashtrimit”. I pandehuri Pjerin Xhuvani, ish-drejtor i Fondit Shëndetësor të Tiranës, është dënuar me 3 vjet burg. Ai është fajësuar për “shpërdorim të detyrës”.

Gjykata ka vendosuir të pezullojë ekzekutimin e dënimit të tij me burg, duke e lënë atë në liri me kusht për një periudhnë 2.5 vjecare, gjatë së cilës ai duhet të mbajë kontakte me Shërbimin e Provës. Në të njëjtin vendim gjykata i hoqi Xhuvanit të drejtën e ushtrimit të funksioneve publike për një periudhe tre vjecare. Sipas prokurorisë, Xhuvani ka “lehtësuar” procedurat e përfitimit të shumës së rimbursimit për katër farmacitë fiktive. Ai dyshohej se ka firmosur miratimin e procedurës brenda javës dhe autorizimi i tij dyshohet se ka sjellë kalimin e parave nga arka e shtetit në llogaritë e farmacive fantazma.

Për akuzën e “shpërdorimit të detyrës” dhe “falsifikimit të dokumenteve” gjykata dënoi me 3 vjet e 4 muaj burg të pandehurën Edlira Mara, anëtare e komisionit të Fondit, që verifikonte kontratat e farmacive. E pandehura Frida Lamce, anëtarja tjeter e të njëjtit komision” u dënua me 1 vit e 2 muaj burg për “falsifikim të dokumenteve”. Ajo nuk do të shkojë në qeli, pasi gjykata vendosi lënen e saj në Shërbim të Provës për një afat 1 vit e 6 muaj. Për të pandehurin Fatbardh Budo, të fajësuar për “falsifikim të dokumenteve” gjykata vendosi dënim me 1 vit e 4 muaj burg.

Për dy të pandehur të tjerë të dosjes, drejtues teknikë të farmacive fiktive, Mimoza Tufi dhe Arens Spahiu gjykata vendosi dënimin e tyre me nga 2 vjet burg për akuzën e “mashtrimit”. Edhe për ta gjykata vendosi të konvertojë dënimin me burg me lënien e tyre për një afat 1 vit e 6 muaj në Shërbimin e Provës. Përvec dënimeve të sipërpërmendura, gjykata vendosi dënime plotësuese për të pandehurit.

Të pandehurve Xhuvani dhe Mara iu hoq e drejta për ushtrim të funksioneve publike për një periudhë 3-vjecare, për të pandehurën Lamce për një periudhë 1 vjecare dhe për të pandehuruin Budo për një periudhë 2 vjecare. Për të pandehurit Tufi dhe Spahiu gjykata vendosi t’u heqë të drejtën për të ushtruar profesionin e Drejtuesit Teknik të farmacive për një periudhë kohe prej 1 viti.panorama

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here