Kamionisti që shtypi turmën identifikohet nga media, një tunizian 31 vjeç

Kliko per me shume info

fraaaMedia franceze ka identifikuar kamionistin që shtypi turmën në Ditën e Bastijës në Nisë të Francës. Ai është një 31-vjeçar tunizian, shkruan The Independent.

Gazeta lokale Nice-Matin njoftoi se burri kishte pasur armë dhe granata në vete në kamion në kohën e sulmit.

Kliko per me shume info

Ai u vra nga policia, por pasi shtypi me kamionin që e ngiste në mes të turmës mbi 80 persona dhe plagosi dhjetra të tjerë.

Sipas agjencisë së lajmeve AFP, që citon një policisë, burri u zbulua nga dokumentat që u gjetën brenda kabinës së kamionit.

Dokumentet tregonin se ai ishte me banim në Nisë, njoftoi AFP.

Kamioni eci me vërtik disa qindra metra nëpër sheshin e famshëm Promenade des Anglais buzë detit duke shtypur spektatorët që shihnin fishekzjarrët, dëgjonin orkestrën ose shëtisnin nëpër plazh pranë hotelit të vjetor shekullor Negresco.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here