Kjo është shuma që do të përfitojë Ibrahimovic tek United

Kliko per me shume info

ibrahimovic16Megjithëse është drejt fundit të karrierës, 35- vjeçari Zlatan Ibrahimovic, do të përfitojë 250 mijë funte në javë te “Djajtë e Kuq”. Zlatan Ibrahimovic zyrtarisht ka konfirmuar se do të jetë lojtar i Manchester Unitedit për sezonin e ardhshëm ish asi i Ajaxit, Juventusit, Interit, Barcelonës, Milanit e së fundmi edhe PSG-së, Zlatan Ibrahimovic, përmes rrjeteve sociale ka konfirmuar se sezonin e ardhshëm do të luajë nën urdhërat e Jose Mourinhos te Manchester United.

Sapo është konfirmuar lajmi edhe nga vetë Ibrahimovici se do të jetë pjesë e klubit nga “Old Trafford” sezonin e ardhshëm, mediat britanike kanë filluar të hulumtojnë për pagën që do të marrë suedezi te “Djajtë e Kuq”. Mediat britanike e konsiderojnë pagën e Ibrës në “Old Trafford” si jashtëzakonisht të madhe. Sipas tyre, ish sulmuesi i PSG-së do të përfitojë te United 250 mijë funte në javë. Gjithsesi, shifrat nuk janë bërë ende publike, por pritet të zbulohen gjatë orëve në vijim nga klubi.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here