I vrau nënën të dashurës, policia greke arreston shqiptarin

Aktualitet

polici-greke-athineNjë shqiptar 30-vjeçar është arrestuar në Korfuz dhe pritet që së shpejti të përballet me drejtësinë greke.

I riu u prangos nga policia e rajonit të Thesprotisë, pasi akuzohet se ka vrarë nënën e të dashurës së tij dhe se ka abuzuar seksualisht me vepra të turpshme, me vajzën e vogël të së dashurës së tij.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ndaj tij ishte lëshuar një urdhër arresti ndërkombëtar për vrasjen e gruas 57-vjeçare. Ngjarja që i mori jetën gruas 57-vjeçare ndodhi në 16 nëntor 2015 në banesën e nënë e bijë.

Pas një sherri me nënën e të dashurës, ai e qëlloi deri për vdekje duke përdorur dhunë fizike. Ndërkaq, më herët në shtator të 2015-s, ndaj të riut ishte ngritur akuza se kishte ngacmuar seksualisht vajzën e mitur të të dashurës së tij

ME TE LEXUARAT