“I forti” i Myslym Shyrit e dinte që po përgjohej, ja kush e informoi

Kliko per me shume info

gjergj-cukali-okI forti i rrugës “Myslym Shyri”, tashmë i arrestuar, Gjergj Cukali kishte pikasur se po përgjohej nga policia, disa ditë para se të kryhej operacioni nga ana e uniformave blu.

Sapo kishte marrë këtë informatë, ai mbylli telefonin dhe përdori një numër tjetër. Ai kontaktoi me shtetasin Artur Tarja, të cilit i kërkoi që të shkonte tek kryqëzimi i ’21 Dhjetorit’ për të takuar një person që bënte çelësat.

Kliko per me shume info

Tarja është takuar me një person të paidentifikuar, i cili e informoi se Cukali dhe banda e drejtuar prej tij ishin nën mbikëqyrje të plotë . Shtetasi Artur Tarja i thotë Gjergj Cukalit që të mos flasë me askënd dhe për 10 ditë të qëndrojë i izoluar e të mos dalë në rrugë, shkruan gazeta ‘Shqiptarja.com’.

Biseda mes tyre konfirmon faktin që ata ishin vënë në dijeni se po vëzhgoheshin nga policia. Nuk dihet se kush i ka vënë në dijeni rreth faktit që ndaj tyre po kryheshin hetime. Në këtë moment, policia dhe prokurorët i druheshin faktit se ndoshta Gjergj Cukali mund të tentonte arratisjen, dhe në këtë mënyrë kanë ndërhyrë duke bërë arrestimin e tij dhe të bandës që drejtonte. Mes të arrestuarve është edhe një femër, që ishte financierja e grupit. Banda e Cukalit shpërdante doza kokaine në zonën e ish­Bllokut dhe lokale e vende të tjera të njohura në Tiranë./ Panorama.al

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here