Kapshticë, arrestohet shqiptari i arratisur nga paraburgimi në Greqi

Aktualitet

kapshtice14Arrestohet nje person i arratisur nga dhomat e paraburgimit. Sipas burimeve zyrtare nga efektivët e policisë në Kapshticë, pas arratisë së tij nga dhomat e izolimit u bë arrestimi i 33 vjeçarit Floriand Lala, me banim në Tiranë.

Arrestimi i tij u bë pasi Lala ishte me Apelas në shtetin grek dhe mbahej i shoqëruar, në dhomat e izolimit të Stacionit të Policisë Kufitare Kostur, nga ku kishte mundur që të largohejme 9 qershor.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Njoftimi është marrë nga pala greke e cila deklaroi se Floriand Lala ishte duke kaluar kufirin, në mënyrë të paligjshme, nga Greqia në drejtim të Shqipërisë.

Ai u kap në afërsi të piramidës nr. 24, ndërsa po hetohet për veprën penale “Kalim të paligjshëm të kufijve”.

ME TE LEXUARAT