Elseid Hysaj pranë rinovimit me Napolin, i kërkon klubit pagë 1 mln euro

Sport

hysaj16Elseid Hysaj është fare pranë rinovimit të kontratës te Napoli. Megjithë interesin e shfaqur nga disa prej skuadrave më prestigjoze të Europës, mbrojtësi shqiptar duket se ka zgjedhur të qëndrojë në San Paolo dhe të vazhdojë rritjen si lojtar në klubin e Serisë A.

Së shpejti presidenti Aurelio De Laurentis dhe menaxheri i 22-vjeçarit do të takohen për të rishikuar kushtet e kontratës së lojtarit. Marrëveshja aktuale e Hysaj-t përfundon në vitin 2020 dhe duket se aspekti i vetëm për të cilin do të diskutohet është ai financiar.Aktualisht kuqeziu përfiton 500 mijë euro neto pagë vjetore në sezon, shifër që e bën lojtarin më pak të paguar mes titullarëve të pazëvendësueshëm të Napolit. Kjo është arsyeja përse në takimin me drejtuesit e klubit, përfaqësuesi i lojtarit do të kërkojë të paktën dyfishimin e rrogës.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Një milion euro në sezon për një lojtar të formacionit, që ka tërhequr vëmendjen e klubeve si Barcelona, Atletico Madrid, Bayern Munchen apo edhe Arsenal e Chelsea, duket një shifër e arsyeshme. Në diskutimet për rishikimin e kushteve financiare të kontratës së Hysaj-t, nuk përjashtohet edhe zgjatja e marrëveshjes me Napolin deri në vitin 2021.

ME TE LEXUARAT