Humbja me Italinë, Del Bosque i jep lamtumirën ekipit të Spanjës

Kliko per me shume info

bosqueeeVicente Del Bosque i jep lamtumirën përfaqësues spanjolle të futbollit. Sfida e humbur me rezultatin 2-0 ndaj Italisë në ruandin e 1/8-ave të Euro 2016 ishte e fundit për trajnerin 65-vjecar në stolin e La Rojas.

Del Bosque ka refuzuar një tjetër ofertë që i ka bërë presidenti i Federatës Spanjolle të Futbollit Angel Maria Villar për të vazhduar punën në krye të kombëtares dhe tashmë largimi i tij nga stoli i Spanjës, është zyrtarizuar. Ish trajnerit të Realit të Madridit i përfundon kontrata me La Rojan në 31 Korrik dhe pas kësaj date ai nuk do të jetë më tekniku i 1-herë kampionëve të Botës.

Kliko per me shume info

Del Bosque gjithashtu nuk ka pranuar të marrë asnjë lloj posti tjetër në Federatën Spanjolle të Futbollit dhe në fund të këtij muaji ai do të largohet përfundimisht nga bota e futbollit, pasi do ti japë fund karrierës së tij si trajner. Edhe pse Villar këmbënguli deri në momentin e fundit, 65-vjecari ishte i bindur në zgjedhjen e tij për tu larguar. Përfundon pas 8 vitesh aventura e Vicente Del Bosques në krye të Spanjës. Gjatë kësaj periudhe me La Rojan ai fitoi 2 nga 4 turnetë madhorë ku mori pjesë, pikërisht Kupën e Botës Afrikë e Jugut 2010-të dhe Europianin e zhvilluar në Poloni dhe Ukrainë në 2012-tën. Në këto 8 vite Del Bosque grumbulloi në total 70 futbollistë të ndryshëm në përfaqësuese. Janë të shumtë emrat që përfliten si zëvendësues të 65-vjecarit me Julen Lopeteguin e Joaquin Caparros që qëndrojnë në krye të listës.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here