Horror në Japoni, 26-vjeçari masakron me thikë 19 persona

Kliko per me shume info

policia-japoniNjë ngjarje makabre ka ndodhur në një qendër për personat me aftësi të kufizuara në japoni.

Mësohet se një 26-vjeçar ka masakruar me thikë të paktën 19 persona, ndërsa janë plagosur 30 të tjerë. Masakra barbare ndodhi rreth orës 02:30 të mëngjesit të sotëm në një qendër trajtimit në prefekturën e Sagamihara në Tokio.

Kliko per me shume info

Sipas mediave lokale, autori Satoshi Uematsu, u vetdorëzua 30 minuta pas krimit të rëndë, ndërsa alarmi për ngjarjen u dha nga një punonjës i qendrës. Po sipas këtyre burimeve, 26-vjeçari ka qenë një ish-punonjës i kësaj qendre.

“Po, unë e bëra krimin. Doja të shpëtoja botën nga personat me aftësi të kufizuar”, kjo ka qenë deklarata shokuese që autori ka dhënë para hetuesve të çështjes, duke pohuar dhe qëllimin e aktit të tij makabër.

Ndërkohë, pohohet se 4 prej të plagosurve janë në gjendje të rëndë për jetën.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here