Zbulohet historia mafioze e dy italianëve, ja çfarë i bënë shqiptares

Kliko per me shume info

carabinieri2-2Dy italianë, 38-vjeçari Sono Giovanni Antonaçi dhe 34-vjeçari Luigi Carulli, të dyshuar për vrasjen e Giovanni Battista Genchi dy vjet më parë në Bari të Italisë, janë arrestuar pasditen e djeshme në të njëjtin qytet.

Giovanni Battista Genchi ishte viktimë e një atentati të ndodhur në 5 korrik të vitit 2014. Dikur i afërt me klanin mafioz Stramaglia, ai arriti t’i shpëtojë një atentati 7 vite më parë, i ndodhur po në 5 korrik, kur ishte shoferi i bosit Michelangelo Stramaglia.

Kliko per me shume info

Më pas, Genchi ishte afruar me klanin Di Cosola, ku sipas hetuesve i ishte besuar “një gradë mafioze më e lartë”, raportojnë mediat italiane.

Arrestimet e djeshme erdhën pas dy vitesh hetime. Kyçe ka qenë dëshmia e një shqiptari dhe ajo e gruas së tij, të cilët ishin dëshmitarë të ngjarjes. Madje, kjo e fundit është plagosur nga një plumb i qëlluar nga një prej dy vrasësit.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here