Hetimi/ Hillary Clinton në telashe, merret në pyetje nga FBI

Kliko per me shume info

Hillary-ClintonKandidatja demokrate për zgjedhjet presidenciale në SHBA, Hillary Clinton është marrë në pyetje nga Byroja Federale e Hetimit, (FBI), për përdorimin e email–it privat gjatë kohës që mbante pozicionin e Sekretares së Shtetit.

Lajmi bëhet i ditur për mediat nga një zëdhënës i Clinton, i cili tha se intervista u realizua me dëshirën e saj.

Kliko per me shume info

FBI po heton nëse, ish–Sekretarja e Shtetit dhe ndihmësit e saj, kanë keqmenaxhuar informacione të klasifikuara duke përdorur email–in privat, gjatë kohës që mbante pozicionin e Sekretares.

Clinton ka mohuar të ketë dërguar informacione të tilla me email–in e saj personal dhe ka deklaruar se e ka patur një të tillë për lehtësi komunikimi.

Megjithatë, një analizë e brendshme e departamentit të shtetit e akuzoi atë dhe ish–sekretarë të tjerë se kanë keqmenaxhuar sigurinë me email–et private.

Aktualisht, Departamenti i Drejtësisë kërkon të përcaktojë nëse kjo përbën një vepër penale.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here