Ja pse FBI mori në pyetje kandidaten për presidente Hollari Clinton

Kliko per me shume info

hillari-klintonKandidatja presidenciale në Shtetet e Bashkuara, Hillary Clinton, është intervistuar nga agjencia FBI, lidhur me përdorimin e saj të postës elektronike private, në kohën kur ishte sekretare amerikane e shtetit.

Përfaqësues të fushatës së zonjës Clinton thanë se ajo është intervistuar mbrëmë vonë në mënyrë vullnetare në selinë e FBI-së në Uashington, ndërsa biseda kishte zgjatur tri orë e gjysmë.

Kliko per me shume info

“Ajo është e kënaqur që ka pasur mundësi t’i ndihmoj Departamentit të drejtësisë për ta konkluduar këtë shqyrtim”, ka thënë zëdhënësi i fushatës, Nick Merrill.

Zonja Clinton e ka mbrojtur përdorimin e imejlit të saj privat, duke thënë se veprimet e saja nuk dallonin nga paraardhësit e saj.

Ajo i ka hedhur poshtë pohimet se në imejlat e saj privat ka pasur informacione të fshehta gjatë shërbimit të saj.

Por, në një raport të Departamentit të shtetit, të publikuar në muajin maj, theksohej se kjo praktikë paraqiste rrezik të sigurisë dhe nuk ishte në harmoni me rregullat aktuale qeveritare.

Hetimi për këtë çështje është shndërruar në temë në fushatën e sivjeme presidenciale në Shtetet e Bashkuara, pasi republikanët thonë se kjo çështje e dëmton rëndë kandidaten demokrate, Hillary Clinton.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here