Horror në autostradën Tiranë-Durrës, i riu hidhet nga ura e mbikalimit

Kliko per me shume info

tirane-durresNjë i ri ka tentuar që ti japë fund jetës në mënyrë më tragjike. Ai është hedhur nga një prej mbikalimeve në autostradën Tiranë-Durrës, duke u plagosur rëndë.

Burime nga Policia e Durrësit thanë se një ditë më parë në autostradën Durrës-Tiranë është vetëhedhur nga mbikalimi i serave 17-vjeçari me inicialet, V. B., banues në Durrës.

Kliko per me shume info

Të njëjtat burime thanë se adoleshenti ndodhet në spitalin e qytetit bregdetar në gjendje të rëndë shëndetësore.

Në lidhje me rastin e rëndë janë marrë në pyetje familjarët e adoleshentit, të cilët kanë shpjeguar para uniformave blu se djali vuante nga çrregullime të shëndetit mendor. Mësohet se dy vjet më parë, 17-vjeçari ka pësuar një aksident rrugor me makinë, dhe prej asaj kohe, ai ka pasur çrregullime mendore.

Ai ishte nën kotrollin e vazhdueshëm të familjarëve për shkak të gjendjes në të cilën ndodhej, por një moment ka mjaftuar që ai t’u shpëtojë vëmendjes së tyre dhe të ndërmarrë aktin e tmerrshëm të vetëflijimit. Dosja i ka kaluar Prokurorisë së Durrësit.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here