Hetim parlamentar për Imsi Catcher, PD dorëzon kërkesën

Kliko per me shume info

noka16Partia Demokratike dorëzoi sot kërkesën për ngritjen e një komisioni hetimor në lidhje me atë që e quan “krimin shtetëror të përgjimit të paligjshëm”.

“Është provuar dhe vërtetuar botërisht se në mes të muajit mars, në Shqipëri hyri pa u deklaruar dhe regjistruar në doganë një pajisje përgjuese “IMSI-Catcher”, e cila u përdor më tej për interesat e Edi Ramës dhe Saimir Tahirit, pa pasur autorizimin e prokurorit të përgjithshëm, siç parashikon ligji dhe Kushtetuta”, ka deklaruar nënkryetari i komisionit parlamentar të sigurisë kombëtare, Flamur Noka.

Kliko per me shume info

Noka ka theksuar se, edhe pse “ky krim i rëndë shtetëror” është në hetim nga prokuroria, një hetim i plotë parlamentar është i nevojshëm sepse do të zbardhë sipas tij rrethanat dhe faktet, “në një kohë kur Edi Rama po ushtron një presion kriminal ndaj drejtësisë për ta mbyllur çështjen”.

“Ishte pikërisht shantazhi mafioz i Edi Ramës ndaj gjykatave që solli rikthimin në detyrë të drejtorit të policisë Çako dhe dy vartësve të tij, që janë njëri prej segmenteve që kanë përgjegjësi direkte për këtë krim shtetëror”, ka thënë Noka.

Ai ka nënvizuar se, qëllimi i komisionit hetimor do të jetë shqyrtimi i fakteve, provave dhe rrethanave që dëshmojnë mënyrën e administrimit dhe përdorimit të pajisjes “IMSI Catcher” nga Policia e Shtetit.

“Ne besojmë se është në interesin e Shqipërisë dhe shqiptarëve që kjo çështje të zbardhet në mënyrë të plotë dhe gjithëpërfshirëse. Një hetim i plotë parlamentar hedh dritë mbi këto fakte dhe nxjerr përgjegjësit nga i pari tek i fundit. Përgjimi i paligjshëm është në krye të krimeve të Edi Ramës e Saimir Tahirit në këto tre vite”, ka vijuar Noka, duke shtuar se kjo nuk është thjesht një çështje e opozitës.

“Zbardhja e kësaj çështjeje është një sprovë për vendin. Jemi me sundimin e bandës, apo me ligjin? Me interesat e Ramës, apo jemi me Kushtetutën? Jemi me të drejtat e banditëve, apo me të drejtat e njeriut? Me aferat kriminale Rama-Tahiri, apo jemi me sigurinë kombëtare? Jemi me shtetin mafioz të Edi Ramës, apo jemi me shtetin ligjor”, ka shtuar Noka.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here