Hamilton triumfon sërish

Kliko per me shume info

hamilton-rosberg-mercedes_3751436-780x439Hamilton fiton dhe në Gjermani. Në garën për Çmimin e Madh të Gjermanisë, e zhvilluar në pistën e Hockenheim, triumfues ishte sërish britanikun e Mercedesit, Leëis Hamilton, edhe pse “pole position”-in e një dite më parë e kishte siguruar gjermani i kësaj skuadre, Nico Rosberg.
Hamilton arriti ta parakalonte shokun e tij të skuadrës që në momentin e startit të garës, për të mos e humbur më kryesimin deri në xhiron e 67 dhe të fundit.
Podiumi është plotësuar nga dy pilotë të rinj, Daniel Ricciardo dhe Max Verstappen, të dy të Red Bullit, të cilët lënë pas tyre gjermanin Rosberg.
Dy pilotët e Ferrarit kanë zhgënjyer edhe më tepër, duke mos mundur të shkojnë më shumë sesa vendet 5 dhe 6, me gjermanin Vettel përpara finlandezit Raikkonen. Ndër 10 të parët renditen edhe Hulkenberg, Button, Bottas dhe Perez.
Një fitore kjo që e ngjit britanikun Hamilton në krye të klasifikimit për pilotë, me 19 pikë diferencë nga shoku i tij i skuadrës, Rosberg.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here