Ishin kthyer në makthin e Italisë, arrestohen 3 hajdutët shqiptarë

Kliko per me shume info

carabinieriTre shqiptarë të shpallur në kërkim nga policia italiane kanë rënë në pranga. Në saj të operacionit të koduar “Frank” u arrestuan Z.S 26 vjeç, F.F, 22 vjeç dhe S.Ç 25 vjeç. Ndalimi i tyre nga policia u bë në Castel Fiorentino.

Tre të rinjtë akuzohen për një seri vjedhjesh në Maj të vitit 2015, në Bardi, zonë ku ata ishin rezidentë në atë kohë.

Kliko per me shume info

Mbrëmjen e 20 Majit të 2015, tre shqiptarët kanë vjedhur një automjet tip BMW dhe 5000 euro në një lokal . Po atë natë, ata kishin grabitur në një komani ndërtimi mjete të ndryshme pune, ndërsa në një banesë kishin vjedhur një armë gjahu dhe municione.

Pas ndjekjes nga policia, të rinjtë kanë mundur të shpëtojnë, duke braktisur automjetin me sendet e vjedhura.

Policia ka gjetur dhe ka sekuestruar makinën e braktisur së bashku me sendet e vjedhura, ndërsa pas verifikimit të kamerave të sigurisë të lokalit ku kanë kryer vjedhjen, policia ka arritur të identifikojë 26- vjeçarin Z.S, i cili kishte veshur një xhup me mbishkrimin “Frank”.

Ndalimi i tij më pas çoi edhe në arrestimin e dy të tjerëve të përfshirë./tvklan.al

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here