Grusht shteti në Turqi, fraksioni i ushtrisë merr në dorë shtetin

Kliko per me shume info

turqiiiPër situatën ne Turqi ka reaguar edhe Departamenti amerikan i Shtetit. Sekretari John Kerry tha se shpresonte për paqe në Turqi. Moska zyrtare deklaroi se i kërkonte Turqisë që të evitonte gjakderdhjen. Mediat ndërkombëtare raportojnë se i gjithë vendi është marrë nën kontroll nga një grup i quajtur “Paqe në shtëpi”.

Ushtria ka paralajmëruar shtetrrethimin, i cili është paralajmëruar të hyjë në fuqi nesër në orën 6 të mëngjesit, çka do të thotë se gjithkush që reagon qëllohet me armë. Ushtria u kërkon qytetarëve që të mos dalin nga banesat e tyre.

Kliko per me shume info

Zyra e shtypit të Presidentit turk në një deklaratë thotë se bëhet fjalë për një grup të vogël ish-ushtarakësh që kanë kryer aktin, duke shtuar se Presidenti është i sigurt. Pranë zyrës së kreut të Shtetit janë dëgjuar krisma armësh.

turqiGrusht shteti në Turqi. Fraksione te ushtrise kane marre disa nga institucionet e vendit ndersa eshte rrembyer prej tyre edhe gjenerali i pergjithshem i ushtrise turke.

Mbrëmjen e sotme është ndërprerë transmetimi i televizioni shtetëror. Te gjitha fluturimet nga aeroporti kryesor ne vend Ataturk mesohet se jane anuluar.

Ushtria ka rrethuar aeroportin Ataturk të Stambollit ndërsa një grupim i ushtrisë turke ka bërë një deklaratë: Kemi marrë në dorë shtetin.

Mediat njoftojnë se ushtria ka marrë në dorë qeverinë. Shperthime e te shtena armesh dhe artilerie e rende jane degjuar ne Stamboll dhe ne Ankara.

CNN turk ka lajmeruar se presidenti Erdogan eshte ne nje vend te sigurt, por pa dhene asnje informacion ne lidhje me vendndodhjen e tij.

Një zyrtar turk që kërkoi të mbetet anonim tha se ushtarët ishin vendosur edhe në qytetete të tjera të Turqisë, por nuk i specifikoi se ku.

Agjencia e lajmeve Dogan raportoi se drejtoria kombëtare e policisë thirri të gjithë policinë në detyrë në Ankara.

Janë parë disa avionë ushtarakë turkë të fluturojnë në lartësi të ulët mbi Ankara. Është raportuar edhe për disa të shtëna.

Kryeministri Yildirim e denoncoi aktin duke e quajtur një “përpjekje të paligjshme” nga disa elementë të ushtrisë.


“Ne po punojmë të zgjidhi situatën por nuk kemi të bëjmë me një puç shteti. Qeveria vazhdon të qëndrojë në krye të vendit,” tha ai në një intervistë telefonike për televizionin turk NTV.

“Ata që kanë bërë këtë akt të paligjshëm do të paguajnë çmimin më të lartë,” shtoi ai. Yildrim nuk dha detaje të tjera, por tha se Turqia kurrë nuk do të lejojë asnjë iniciativë që do ndërpresë demokracinë.


Ka raportime se qytetet e Stambollit dhe Ankarase jane tashme nen kontrollin e autoreve te grushtit te shtetit. Forcat e tyre mbeshtetese kane perdorur armatime te renda dhe mesohet se ne disa zona te qyteteve ka persona te marre peng perfshi edhe gjeneralin e forcave turke te ushtrise.

Të shtëna janë raportuar edhe në kryeqytetin turk, Ankara, ku janë parë gjithashtu avionë dhe helikopterë ushtarakë nëpër qiell. Sipas raportimeve në “Twitter”, autoritetet kanë mbyllur dy urat e Bosforit në Stamboll, mbi të cilat janë parë të fluturojnë avionët luftarakë.

Një helikopter ushtrie raportohet të ketë hapur zjarr në një lagje të Ankarasë, aty ku ndodhet edhe selia e Shërbimeve Sekrete turke. Sipas Yildirim, forcat e sigurisë së Turqisë janë duke bërë gjithçka nevojitet për të zgjidhur situatën.

Incidentet e fundit kanë tërhequr vëmendjen e të gjitha medieve botërore, për shkak se kryeministri Yildirim ka dalë në një konferencë për shtyp ku ka folur shkurtimisht.

“Disa persona kanë ndërmarrë në mënyrë të paligjshme veprime jashtë zinxhirit të tyre të komandës”, tha Yildirim në konferencën e transmetuar nga kanali privat televiziv “NTV”. “Qeveria e zgjedhur nga populli mbetet ende në pushtet. Kjo qeveri do të veprojë për sa kohë që populli ta vendosë këtë gjë”.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here