Tiranë, gruaja me thikë në dorë kërcënon se do hidhet nga çatia

Aktualitet

gruaja2Një grua ka kërcënuar përmbaruesit dhe policinë se do të hidhej nga çatia nëse përmbaruesit zbatonin vendimin e gjykatës për t’i marrë banesën e saj në rrugën “Fortuzi”, në Tiranë.

Prej orëve të para të mëngjesit, Mira Sadiku qëndron me një thike në dore mbi çatinë e banesës se saj dhe nuk pranon të liroje ambientet e banesës.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Çështja e pronës mbi të cilën është ndërtuar banesa ka futur ne konflikte familjen Sadiku dhe Çali. Këta të fundit pretendojnë se kanë fituar gjyqin për këtë çështje dhe kërkojnë që familja Sadiku të lirojë banesën ku jetojnë.

E moshuara që kërcënon të vetëvritet thotë se prona ku është ndërtuar banesa e saj është e bashkise dhe se i paguan qira asaj.

Edhe 9 pjesëtarë të familjes Sadiku janë ngujuar në banesën e tyre në rrugën “Fortuzi” në Tiranë, duke mos lejuar përmbaruesit që të zbatojnë vendimin e gjykatës për të liruar ambientet, raporton Tv Klan.

ME TE LEXUARAT