Shqiptarja e dehur dhunon të dashurin, iu kthehet me grushte e shkelma policëve

Aktualitet

gruaja-2Sherri i dhunshëm me të dashurin i kushtoi prangat një 24-vjeçarje shqiptare në Itali, e cila pasi rrahu të dashurin, iu kthye me dhunë edhe policëve.

Mediat italiane raportojnë se vajza, emri i të cilës nuk bëhet i ditur pas sherrit të dhunshëm me të dashurin e saj ka kundërshtuar me dhunë edhe karabinierët, që shkuan në banesë, pas sinjalizimit të fqinjëve.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ngjarja ka ndodhur në Faenza, pranë Bolonjës dhe raportohet se vajza ka qenë në gjendje totalisht të dehur kur u përfshi në sherr me të dashurin në banesë.

Sherri nisi pas një debati mes tyre, pasi djali ishte kthyer vonë nga një festë me miqtë. Por pastaj ka degjeneruar edhe në dhunë.

Vajza nuk ka pyetur as nga prania e policëve, dhe ka vazhduar të rrahë të dashurin edhe në sy të tyre. Pastaj u kap edhe me dy prej policëve duke i goditur me grushte e shkelma, madje duke përdorur edhe thonjtë.

ME TE LEXUARAT