Greqi, babë e bir masakrojnë shqiptarin, rrezikon jetën në spital

Aktualitet

policia-grekeNjë shqiptar 41 vjeç është dërguar në gjendje të rëndë në spital. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në rajonin e Patras në Greqi. Siç shkruajnë mediat e shtetit fqinj, dy persona 55 dhe 27 vjeç, babë e bir e kanë masakruar shqiptarin.

Ky i fundit sipas policisë greke kishte shkuar për të vjedhur në banesën e grekëve. I pari që e ka vënë re ka qenë djali 27-vjeçar i cili ka goditur shqiptarin fillimisht me një dru, e më pas me çfarë të mundin.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Shqiptari është dërguar në gjendje të rëndë në spital, ndërsa policia ka shkuar dhe e ka arrestuar atë për tentativë vjedhje dhe qëndrim të paligjshëm në vend.

Por edhe shqiptari ka paditur dy sulmuesit e tij e policia ka vënë në pranga 55-vjeçarin grek, ndërsa po heton në gjendje të lirë djalin 27-vjeçar.

ME TE LEXUARAT