Grabitja e një milion eurove në Rinas, gjykata lë në burg punonjësin e “Raiffeisen Bank”

Kliko per me shume info

picariiiGjykata e Krujës ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg për Kujtim Picarin dhe pritet që të caktojë masën e sigurisë për 4 punonjësit e tjerë të ndaluar lidhur me grabitjen e rreth 1 milion eurove nga tre persona në aeroportin e Rinasit.

Sipas hetimeve, Kujtim Picari, Agjent i Sigurisë pranë bankës “Raiffeisen Bank”, akuzohet se ka shperdoruar detyren duke lene me dyer te hapura furgonin ku ndodheshin parate.
Gjyqtarja Enkeleida Hoxha është tërhequr nga gjykimi për shkak të një konflikti interesi me Fadil Jonuzaj, Arben Karafili dhe Bledar Blloshmi. Tre të ndaluarit mbrohen nga avokati Fatmir Braka me të cilin gjyqtarja Hoxha ka një proces civil.

Me pas është zhvilluar me dyer të mbyllura seanca gjyqësore ndaj Vangjel Nikollës (i lene ne burg pa afat) dhe Kujtim Picarit që mbrohen nga avokati Vladimir Meçe. Për të ndaluarit Fadil Jonuzaj, Arben Karafili dhe Bledar Blloshmi nuk do të jetë gjyqtarja Hoxha ajo që do t’i gjykojë, pasi ka hequr dore nga ceshtja.

Kliko per me shume info

Pas senacës me dyer të mbyllura gjykata ka vendosur masën arrest me burg për Kujtim Picarin, ndërkohë që do të jepet vendimi edhe për Vangjel Nikollën. Brenda 48-orëve gjykata duhet të marrë masën e sigurisë ndaj 4 të ndaluarëve të tjerë.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here