Aviacioni Civil: Në Rinas u gjetën difekte sigurie, po presim rezultatet e hetimit

Kliko per me shume info

makina-rinassAutoriteti i Aviacionit Civil ka reaguar lidhur me grabitjen e Rinasit. Pasi e ka konsideruar shumë të rëndë ngjarjen në Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza” (TIA), AAC tërheq vëmendjen se serioziteti i kësaj ngjarje nuk duhet të lejojë askënd të bëjë deklarime të nxituara dhe të papërgjegjshme.

AAC në bazë të kodit ajror dhe ligjit për autoritetin e aviacionit civil, është institucioni që rregullon dhe mbikqyre gjithë veprimtarinë në fushën e transportit ajror civil në Republikën e Shqipërisë.

Kliko per me shume info

Duke ushtruar funksionet mbikqyrëse dhe detyrat e përcaktuara në ligj, AAC sqaron se:

“Në datë 20 Prill 2016, AAC në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, ka kryer një testim të fshehtë të sigurisë në aeroport, në ushtrim të funksioneve të tij rregullatore/mbikqyrëse dhe jo operacionale. Në raportin e dërguar në dt. 13/05/2016 janë evidentuar dështimet në zbatimin e 3 masave të sigurisë nga Operatori TIA. Në të njëjtin raport, AAC ka rekomanduar veprimet detyruese për korrigjimin e gjetjeve”.

Autoriteti i Aviacionit Civil bën me dije se në dt. 07/06/2016, Operatori TIA dërgoi Planin e Veprimeve Korrigjuese për mangësitë e identifikuara nga raporti i datës 20 Prill.Pas shqyrtimit të masave të propozuara, AAC më dt. 08/06/2016 kërkoi rivlerësimin e masave të propozuara, dhe është në pritje të Planit të rishikuar nga ana e TIA-s.

AAC deklaron se do të presë rezultatin e hetimit nga organet kompetente, rezultati i të cilit, bashkë me rekomandimet e AAC do t’i dorëzohet edhe Organit Shtetëror të Autorizuar, përkatësisht MTI dhe MZHETTS, për ta vlerësuar atë kundrejt edhe detyrimeve të kontratës konçesionare, për pjesën që lidhet me zbatimin e masave të sigurisë së Aviacionit Civil të parashikuar në këtë kontratë.

“AAC po ndjek dinamikën e kësaj ngjarjeje dhe theksojmë se është detyrim ligjor për të respektuar konfidencialitetin sipas ligjit”.

AAC thekson se në përmbushje të detyrimeve ligjore do të vazhdojë aktivitetin mbikqyrës ndaj operatorit të Aeroportit, për mbrojtjen e aviacionit civil nga aktet e ndërhyrjes së paligjshme dhe për të garantuar standartin më të lartë të sigurisë në këtë aeroport.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here