Grabitja në Rinas, njëri nga autorët, dyshohet ish-punonjës i aeroportit

Kliko per me shume info

grabitja-rinasiDrejtuesi i makinës tip “Benz”, që hyri në aeroportin e Rinasit dhe kreu grabitjen e rreth 1 milion eurove, dyshohet se është punonjës i brendshëm i aeroportit ose ish-punonjës në sektorin e Kargos dhe pranë kompanisë së Sigurisë.

Burime nga grupi hetimor kane thene se është kërkuar nga TIA një listë e plotë e punonjësve që nuk ndodheshin në shërbim në momentin e grabitjes, gjithashtu një listë tjetër me punonjësit e larguar nga puna dhe motivacionet e largimit pritet t’i dorëzohet hetuesve ditën e martë.

Kliko per me shume info

Shkak për dyshimet e ngritura është bërë itinerari i përshkruar dhe saktësia e treguar nga ana e drejtuesit të mjetit që, nga hyrja në derën dytësore për tek porta A, ku ndodhi grabitja dhe kthimi në një rrugë tjetër që nga pak veta dihet, e cila i ka nxjerrë autorët nga e njëjta derë duke i ruajtur nga një përballje me strukturat e sigurisë në rast evidentimi.

Në ndihmë të hetimit në pyetje janë marrë banorët e shtëpive përballë aeroportit pasi ditën e ngjarjes një person kishte deklaruar se, mjetin tip “Benz” e kishte parë të parkuar disa orë para ngjarjes në një rrugë dytësore përballë portës nga e cila hyn autorët.

Zona është bërë objekt i analizimit nga ana e oficerëve të policisë gjyqësore.klan

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here