Grabitja në Rinas, 2 punonjës lanë shërbimin e shkuan të blinin byrek

Kliko per me shume info

rinasiiProkuroria administron një video të re që tregon veprimet e abuzimit me detyrën dhe braktisjen e shërbimit të sigurisë së punonjësve të aeroportit “Nënë Tereza”, në momentin kur grabiten gati 1 milion euro.

Ajo tregon se jo të gjithë shërbimet e sigurisë së kompanisë “ICTS Albania” kanë qenë në detyrë. Videoja e re tashmë është administruar në dosje si provë nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, e cila do përdoret në gjykatë për të provuar akuzën e “Shpërdorimit të detyrës” si disa prej punonjësve të arrestuar për këtë çështje.

Kliko per me shume info

Në pamjet filmike, dy nga punonjësit e sigurisë së pistës së aeroportit “Nënë Tereza” vetëm pak minuta para se të hynte makina e kuqe e grabitësve, janë larguar nga shërbimi. Nga verifikimi me imtësi i këtyre pamjeve filmike, punonjësit e sigurisë kthehen sërish në shërbim, por në duar mbanin një qese, në të cilën kishin futur byrek.

Një fakt i tillë është pranuar dhe nga marrja në pyetje e këtyre punonjësve të cilët kanë pranuar se janë larguar nga shërbimi, pasi ishin larguar të blinin diçka për të ngrënë, për shkak të orarit të drekës. Shqiptarja.com

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here