"Raiffesien Bank" fsheh milionat e vjedhura në Rinas: Presim hetimin. Nuk tregon shifrën

Aktualitet

bankaaRaiffesien Bank ka thyer heshtjen për super grabitjen e ndodhur në Rinas. Me ne fund, kjo banke ka pranuar se parate e vjedhura ishin te sajat por serish nuk ka bere tranpsarence ne lidhje me shumen e vjedhur.

Raiffesien Bank ka pranuar zyrtarisht ate qe ishte thene qe prej dites se pare se parate e marra nga grabitesit ishin të sajat dhe se po dërgoheshin në Vjenë, në selinë qendrore të bankës.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Banka e nivelit të dytë në Shqipëri, ka reaguar në profilin e saj në Facebook, duke shpjeguar se beson në punën e policisë dhe prokurorisë që do të zbardhin këtë ngjarje.

“Përsa i përket ngjarjes së Rinasit, organet kompetente, Policia dhe Prokuroria po hetojnë çështjen dhe ne kemi besim në aftesinë dhe profesionalizmin e tyre në ushtrimin e detyrës", thekson banka.

Deklarata:

Keto dite ne disa portale online po qarkullon nje lajm me titull “Raiffeisen Bank ua merr qytetareve parate e grabitura ne Rinas”, bazuar ne postimin e nje qytetari ne Facebook. Qytetari ka postuar gjithashtu edhe nje leter qe Raiffeisen Bank ka derguar per njoftimin e klienteve ne lidhje me komisionet e reja qe Banka do te vendose duke filluar nga muaji Tetor 2016, me pretendimin qe Banka do te vendose komisione te reja me qellim zevendesimin e parave te grabitura ne Rinas.

Raiffeisen Bank deshiron te sqaroje te gjithe klientet e saj dhe opinionin publik qe Banka duhet te jete transparente me klientet e saj dhe duhet te informoje ata per termat dhe kushtet e produkteve dhe sherbimeve qe ajo ofron si dhe komisionet dhe tarifat qe ajo vendos ashtu si te gjitha bankat e tjera ne sistemin bankar shqiptar. Per me teper, te gjitha bankat ne Shqiperi jane te detyruara te zbatojne rregulloren e Bankes se Shqiperise ne lidhje me transparencen.

Gjithashtu, deshirojme te theksojme qe Raiffeisen Bank ka filluar procesin e njoftimit te klienteve me ane te ketyre letrave ne Shkurt te vitit 2016.

Persa i perket ngjarjes se Rinasit, organet kompetente, Policia dhe Prokuroria po hetojne çeshtjen dhe ne kemi besim ne aftesine dhe profesionalizmin e tyre ne ushtrimin e detyres.

raiffeisen

ME TE LEXUARAT