“Ja prapaskenat e grabitjes spektakolare në Rinas”

Kliko per me shume info

rinasiiNuk ka dedektorë apo sensor për interceptimin e hyrjeve apo të daljeve të mjeteve dhe njerëzve aty. Probleme edhe me kamerat…

Gazetari Spartak Koka duke folur për grabitjen e 1 milion eurove në Aeroportin e Rinasit tha se, siguria në Tirana Internatioanl Aeroport mbahet nga dy pjesë, kompania private ICTS (kompani Greke) dhe Policia e Shtetit për pjesën e jashtme. “Çdo pasagjerë që përdor shërbimet e aeroportit paguan 3-5 euro për sigurinë e Aeroportit, që TiA të paguajë nën-kontraktorët”, tha Koka.

Kliko per me shume info

Ai bëri të ditur se porta nga ku ka hyrë makina s’ka pasur sensorë. ”Nuk ka as detektorë dhe as sensor dhe kjo nuk është normale, pasi duhet të ketë sinjalin e alarmit kur hynë një mjet apo person”, vijoi Koka. Ai tha se problemi dhe ironia tjetër është se kjo portë kontrollohet nga nënkontraktori privat i sigurisë dhe kamerat nuk e shohin këtë pamje…

Koka tha se drejtuesi mjetit ka nje precizion te admirueshem, pasi dyshohet se e njeh mjaft mire pisten dhe prandaj prokuroria dhe grupi hetimor po kerkon listen e punonjesve qe nuk kane qene ne detyre ne ate orar. Sipas tij, Alarmi eshte dhene nga personeli i kamerave, qe kane lajmeruar shefin e sigurise dhe ky i fundit ka lajmeruar policine.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here