Grabitja në Rinas “përcan” mazhorancën, Spartak Braho i kërkon llogari Tahirit

Kliko per me shume info

spartak-brahoKomisioni Parlamentar i Sigurisë kërkon llogari nga Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri në lidhje me grabitjen në Rinas.

Mësohet se kryetari i Komisionit të Sigurisë Spartak Braho me anë të një shkrese zyrtare i ka kërkuar informacion ministrit të Brendshëm për ngjarjen e rëndë të ndodhur në aeroport ku u grabitën 1 milionë euro.

Kliko per me shume info

Burimet zyrtare kanë thënë se Parlamenti ka kërkuar të dhëna nga Ministri i Brendshëm për rolin e policisë dhe masat e sigurisë në aeroport.

Prej dy ditesh prokuroria ka deklaruar se policia e shtetit eshte ne hetim per mosveprim dhe mosmarrje te masave te nevojshme te sigurise ne aeroport.

Edhe më herët Luan Rama i LSI, ka kritikuar ashpër ngjarjen e rëndë në Rinas duke kërkuar që policia dhe ministria e Brendshme të japin shpjegime në lidhje me këtë rast.

Deri tani ngjarja ka mbetur pa autor, me Policinë e Shtetit dhe kompaninë konçesionare TIA që ia faturojnë përgjegjësinë njëra-tjetrës.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here