Grabitja me dhunë e 6 mln lekëve të Ujësjellësit, arrestohet bashkëpunëtori

Kliko per me shume info

policia-kamzeArrestohet bashkëpunëtori i autorit të grabitjes së shumës prej 6 milionë lekësh të arkëtares së Ujësjellësit në Paskuqan.
Në pranga ka përfunduar shtetasi Afrim Serjani, 39 vjeç, lindur në Berat dhe banues në Durrës, bashkëpunëtor i autori të dyshuar, 44 vjeçarit me iniciale E. (A.) Sh.
Ngjarja ndodhi në rrugën “Halit Haxhia” në Babrru, mëngjesin e datës 15 korrik 2016, kur 54 vjeçares me iniciale M. Ll, banuese në Babrru, punonjëse e Ujësjellësit, ju grabit çanta me shumën e parave. Asaj ju grabit çanta me dhunën nën kërcënimin e një thike.
Policia sqaron: Nga informacionet e marra në rrugë operative dhe veprimet procedurale u bë e mundur gjetja e automjetit tip “Renault” me targë AA903GX dhe automjeti tip “Opel” me targë AA481LB, mjete që dyshohet të jenë përdorur nga autori dhe bashkëpunëtori i tij.
Nga qyrja e automjetit tip “Renalult”, u gjet një kuti plastike ku në brendësi kishte një shumë parash metalike me një vlerë të përgjithshme 5046 Lekë të reja. Po punohet intensivisht për kapjen e shtetasit E. (A.) Sh., 44 vjeç, të shpallur në kërkim lidhur me këtë ngjarje. Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së shkallës parë Tiranë, për veprën penale të “Vjedhjes me dhunë”e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga Neni 139 dhe 25 i Kodit Penal.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here