“Grabitësit e Rinasit do të godasin sërish, kanë fituar siguri”

Kliko per me shume info

ekspertiiiSupergrabitja e ndodhur dy ditë më parë në Aeroportin e Rinasit ka sjellë reagime të shumta, për nga mënyra e kryerjes së saj po ashtu edhe në vendin ku u krye. Së fundmi është diskutuar edhe një raport i publikuar dje në media, ku thuhet se Autoriteti i Aviacionit Civil dhe Policia e Shtetit kane bërë 3 testime të fshehta për sigurinë në aeroport në datën 20 Prill 2016. Testimi i parë: futja e eksplozivit; testimi i dytë:

futja e armëve të ftohta dhe testimi i tretë: çarja e rrethimit (perimetrit të jashtëm), saktësisht tek e njëjta derë ku kanë hyrë grabitësit. Në të tre testimet, siguria e aeroportit ka dështuar të detektojë rrezikun. Arjan Hoxha, ekspert në fushën e grabitjeve, në një intervistë për gazetën “Shekulli”, lidhur me ngjarjen e tre ditëve më parë thekson se grabitje të përmasave të tilla nuk mund të ndodhin nëse nuk rrjedh informacioni mbi transferimin e parave. Eksperti Hoxha shton më tej se nëse nuk ka një rrjedhje informacioni të brendshëm mbi transferimin e shumave të mëdha të parave, mundësia e grabitjeve është zero. Po ashtu, ai thotë se mbi grabitjet e të njëjtës natyrë të kryera edhe më parë, qëndron një dorë e vetme dhe se grabitësit sa vijnë e bëhen më profesionistë.

Kliko per me shume info

Zoti Hoxha, ç’mund të na thoni për rastet e grabitjeve të ndodhura në vendin tonë, së fundmi ajo në Aeroportin e Rinasit?

Taktika e ndjekur nga grabitësit në Aeroportin e Rinasit, sipas gjykimit tim është tepër e thjeshtë. Ata kanë pasur një informacion të hollësishëm mbi kohën, vendin, sasinë e parave që po transportoheshin, mënyrën e sigurisë së tyre, çfarë masash sigurie kanë ata, drejtimin e lëvizjes, vendin nga do të kryhej grabitja. Për ironi të fatit është një nga vendet më të sigurta që ndodhet në territorin e vendit tonë, pasi Aeroporti i Rinasit është një objekt i rëndësisë së veçantë dhe gjatë gjithë kohës në këtë periudhë ka pasur masa të rrepta sigurie. Guximi për të kryer një grabitje për mendimin tim nuk ka të bëjë vetëm me guximin e atyre personave që e kanë kryer, por ata mua më kanë lënë të dyshoj që kanë pasur një bashkëpunim të mirëfilltë me persona të brendshëm. Ata kanë mundur të thyejnë gjithçka aty dhe të hyjnë brenda në aeroport.

Pra, ju thoni që nëse nuk ka informacion të brendshëm nuk ndodhin grabitje të tilla?

Absolutisht që nuk mund të ndodhë në asnjë rast nëse nuk rrjedh informacion. Është mundësia zero për t’u kryer kë- to grabitje. Mundësia është zero, pasi ata njerëz (grabitësit) nuk është se kanë ngritur një pikë vrojtimi në një vend të caktuar dhe qëndrojnë në ruajtje gjatë gjithë kohës kur të vijë një makinë që transporton vlera monetare apo çfarëdo tjetër dhe të ndërhynin për të bërë goditjen. Sipas mendimit tim, ata kanë qenë të mirëinformuar dhe në moment sapo ka mbërritur në destinacion automjeti me paratë, grabitësit kanë hyrë në ambientet e aeroportit dhe me qetësinë më të madhe kanë kryer grabitjen dhe kanë shikuar punën e tyre. Dhe të gjitha këto lloje grabitjesh që kanë ndodhur në këtë vend (Tiranë) pikën e mbërritjes apo shkëputjen e tyre e kanë në Urën e Tapizës, në Nikël. Pra asgjë nuk ka qenë e vështirë në këto raste.

Kur ndodhin këto ngjarje grabitësit janë më shumë se dy, pse ndjekin këtë taktikë?

Kjo është e domosdoshme në këto raste. Në radhë të parë llogaritim se në qoftë se do të ketë një shkëmbim zjarri, njëri prej tyre do t’i marrë paratë e grabitura, e dyta llogaritim se ato mund të jenë katër-pesë çanta dhe një person nuk mund t’i ngrejë ato i vetëm dhe për të çorientuar policinë njëri qëndron i gatshëm në automjet dhe të tjerët merren me marrjen e parave. Nëse këta persona i ndjekim me kujdes grabitje pas grabitje, do të shohim se lëvizjet e tyre bëhen më të sofistikuara, pra më të shpejta. Nëse shohim me kujdes edhe minutazhin, ata mundin t’i kryejnë këto veprime në kohë rekord, madje ky i fundit është kryer më shpejt nga herët e tjera ç’ka do të thotë se ata sa vijnë e bëhen më profesionistë dhe kam frikë se kjo tjetra që pritet të ndodhë do të ndodhë në një kohë ende më të shkurtër për nga mënyra sesi veprojnë, si të themi që janë si komando nga gjuha teknike. I kanë veprimet shumë korrekte, shumë të disiplinuara.

Pse pikërisht zgjedhin vende tepër të populluara dhe orare të mesditës?

Pasi vetëm në ato orare kryhen transferta parash me shuma tepër të mëdha siç ishte dhe ajo në Rinas apo edhe në rastet e tjera. Transferuat e parave nuk bëhen në orët e vona të pasdites. Grabitësit me veprimet që kanë kryer, në të gjitha rastet kanë sfiduar punonjësit e sigurisë edhe pse të armatosur.

Në këto grabitje të bujshme, mendoni se qëndron një dorë e vetme?

Sigurisht që në këto qëndron një dorë e vetme dhe nuk ka pse të diskutohet. Në këto grabitje ka pasur rrjedhje informacioni. Këta persona tashmë kanë fituar sigurinë që mund të kryejnë, po ashtu kanë fituar edhe mbështetje të fortë dhe po veprojnë herë pas herë, madje mund të them se shumë ata do të veprojnë përsëri.

A është e mundur që këta grabitës profesionistë të mos jenë shqiptar?

Jo, absolutisht që një diçka e tillë nuk është e mundur. Një person që merr përsipër të kryejë një grabitje e njeh edhe territorin ku do të veprojë shumë mirë. Një huaj nuk do të vepronte dot asnjëherë një mënyrë të tillë, ashtu sikurse edhe është vepruar në këto raste. Personat që kanë kryer grabitjet ku vlen të përmendin tre rastet e fundit, janë njohës shumë të mirë të zonës ku ata veprojnë dhe nuk vlen asnjë dyshin që ata të jenë një dorë e ndryshme. Është si të shkojmë ne jashtë Shqipërisë dhe të kryejmë grabitje të përmasave të tilla apo më të mëdha. Është e pamundur. Këta persona padyshim mund të jenë edhe banorë të zonave përreth Tiranës. Këta persona që kanë mundur të fitojnë këto shuma kaq të mëdha deri më tani dhe duke mos u dëmtuar vetë në asnjë rast e kanë informacionin superior, pra në çdo kohë.

Mendoni se do të vijojnë të shënohen ende ngjarje të tilla?

Sipas mendimit tim nuk ka për të shkuar më shumë se katër apo pesë muaj pa u shënuar grabitja tjetër, mos të them edhe më pak. Ata i kanë dhënë provat tashmë, kanë fituar siguri.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here