Gjyshi shkon me pushime, e shpallin të vdekur

Soft

gjyshi-shpallet-vdekurNjë gjysh që u kthye nga një pushim 5 -javor në Afrikën e Jugut e gjeti familjen e tij të tmerruar pasi kishte marrë një letër që thoshte se ai kishte vdekur.

Pensioni i  Andrew Kirchin ishte anuluar dhe familjës së tij iu tha se shtëpia e 63 -vjeçarit në Northfleet do të merrej mbrapsht nga shoqata e strehimit pasi ajo tani ishte bosh, transmeton lajmifundit.al.

Familja e tij e tronditur kishte marrë një letër nga këshilli i tij lokal në Gravesham , Kent , duke thënë se ata ishin të trishtuar kur kishin dëgjuar se kishin humbur të afërmin e tyre të fundit në shkurt të këtij viti.

Letra e bazuar në informacion të gabuar nga Departamenti për Punë është hapur nga vajza e tij.

ME TE LEXUARAT