Ja çështjet e rëndësishme që gjykoi gjyqtarja “hajdute”

Kliko per me shume info

238682_mGjyqtarja e Gjykatës së Lartë, Majlinda Andrea, e cila është arratisur nga Shqipëria bashkë me të shoqin para se kjo gjykatë të jepte masën e pezullimit për të dhe “arrestit me burg” për të shoqin, ka gjykuar një sërë çështjesh të rëndësishme.

Ajo akuzohet nga Prokuroria për korrupsion me një çështje prone, ku sipas provave ka marrë 50 mijë euro për të dhënë një vendim në favor të atyre që e kanë paguar.

Kliko per me shume info

Gjithashtu, bashkëshorti i saj, Odhise Andrea, Këshilltar të Kuvendi, ka luajtur rolin e sekserit.

Gjyqtarja Majlinda Andrea ka gjykuar çështjen “Gërdeci”, e cila i referohej shpërthimit të punishtes së demontimit të armëve ku pati edhe viktima dhe që zbuloi një skandal korrupsioni me armët që demontoheshin, raporton panorama.

Si për ironi të fatit, gjyqtarja Andrea ka qenë edhe në çështjen ndaj Tom Doshit, dhe ajo ishte e vetmja anëtarë e Gjykatës së Lartë që votoi kundër lehtësimit të masës së sigurisë ndaj deputetit, me pretendimin se ai mund të largohej nga Shqipëria.

Gjithashtu, rezulton se Majlinda Andrea ka qenë edhe në çështjen ndaj deputetit Mark Frroku. Ajo rezulton se ka dhënë pafajësi në vitin 2011 për Ilir Metën, në atë që u quajt skandali i videos Meta-Prifti.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here