Ja si i shpëtuan arrestimit gjyqtarja dhe burri i saj që morën 50 mijë euro

Kliko per me shume info

238682_mMajlinda Andrea, gjyqtare në Gjykatën e Lartë tashmë rezulton e pezulluar nga detyra me vendim të kësaj gjykate, pasi akuzohet se ka përfituar 50 mijë euro ryshfet për të dhënë një vendim për çështje pronësie në favor të personave që e kanë paguar.
Dy personat në fjalë. Ilia Çabiri dhe Eleni Lino, kanë gjetur një ndërmjetësues, Petraq Dashin, për t’i dhënë paratë gjyqtares. “Ndërmjetësi” i tyre e ka pasur të thjeshtë pasi ai kishte njohje me bashkëshortin e gjyqtares. Kështu, Dashi i ka dhënë 50 mijë eurot, Odhise Andreas, aktualisht këshilltar në komisionin parlamentar të Sigurisë në Kuvendin e Shqipërisë.

Me 50 mijë eurot në xhep, gjyqtarja Andrea e ka pasur mjaft të lehtë të jap një vendim në favor të Ilia Çabirit dhe Eleni Linos, duke i kaluar pronësinë për 40 hektarë tokë në Butrint. Ky vendim është dhënë më 12 korrik të këtij viti, vetëm një ditë pasi Majlinda Andrea kishte marrë lekët përmes bashkëshortit të saj.

Kliko per me shume info

Ndërsa të gjithë personat e tjerë të përfshirë në këtë vepër penale të korrupsionit janë vënë në pranga nga policia, çifti i bashkëshortëve Andrea ka mundur t’i shpëtojë drejtësisë. Ishte Prokuroria e Përgjithshme e cila pas hetimeve i kërkoi gjykatës së Lartë të pezullojë gjyqtaren e të japë “arrest me burg” për burrin e saj.
Por vetëm pak orë para vendimit të Gjykatës së Lartë, bashkëshortët janë larguar nga Shqipëria, duke përfunduar në arrati. Policia i ka shpallur në kërkim ata, ndërsa mbetet e dyshimtë se si kanë mundur të arratisen vetëm pak para vendimit që do t’i arrestonte ata.

Nuk dihet nëse nga trupa gjykuese apo organi i akuzës ka pasur rrjedhje informacioni.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here