Ja si u arratis gjyqtarja pasi “vodhi” 50 mijë eurot

Kliko per me shume info

238682_mGjyqtarja Majlinda Andrea së bashku me burrin dhe dy femijet eshte larguar te premten ne mbremje drejt Italise. Gazetarja e “Panorama”, Etleva Delia ka mesuar se ajo ka udhetuar me tragetin e linjes Durres­ Bari, disa ore perpara se koleget e saj ne Gjykaten e Larte te merrnin vendim per ta pezulluar nga detyra Andrean. Prokuroria e Përgjithshme njoftoi dje se kishte zbuluar një rast korrupsioni në Gjykatën e Lartë, ku ishte e përfshirë gjyqtarja Majlinda Andrea, bashkëshorti i saj Odhise Andrea dhe tre persona të tjerë.

Gjyqtarja u pezullua nga detyra, kurse ndaj bashkëshortit të saj u lëshua urdhër­arresti, por nuk mundi të ekzekutohej për shkak se çifti Andrea me dy fëmijët e tyre u larguan nga vendi disa orë para arrestimit. Largimi i saj të lë të kuptosh se ajo ka pasur informacion për vendimin që do të merrte Gjykata, në mos edhe për hetimin që kishte nisur ndaj saj nga Prokuroria e Përgjithshme.

Kliko per me shume info

Ka dyshime se gjyqtarja Andrea të jetë lajmëruar nga persona brenda Gjykatës së Lartë, apo kolegë të saj aty, për vendimin që do të merrej pasditen e djeshme. Sipas burimeve zyrtare të Prokurorisë, vetëm pak orë para se të bëhej masa e sigurisë në Gjykatën e Lartë, ajo është larguar nga Shqipëria bashkë me bashkëshortin e saj, Odhise Andrea, dhe dy fëmijët.

Edhe nga verifikimi në sistemin TIMS rezulton që ata kanë kaluar jashtë kufijve të vendit të premten në mbrëmje. Ata akuzohen për korrupsion në vlerën e 50 mijë Eurove, të cilët morën shumën e parave për të vendosur në favor të personave që paguan, një vendim gjykate për pronat në jug./ Panorama.al

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here