Zbardhet pasuria e gjyqtares Andrea, ja si u emërua në 2008-n

Kliko per me shume info

gjyqtarja-majlinda-andreaGjyqtarja Majlinda Andrea, 47 vjeç, sapo ka mbushur tetë vjet nga mandati i saj i ushtrimit të funksionit të gjyqtarit në Gjykatën e Lartë. Emërimi i saj në trupën gjyqësore të kësaj gjykate u dekretua më 8 korrik 2008 nga Presidenti i atëhershëm i Republikës, Bamir Topi.

Ajo përfundoi studimet për Drejtësi në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Drejtësisë, në vitin 1991 dhe nga viti 1992 deri në 2008 ka ushtruar funksionin e gjyqtares në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Durrës. Ajo është nënë e dy fëmijëve dhe bashkëshorte e Odhise Andreas.

Kliko per me shume info

Bashkëshorti i gjyqtares Andrea aktualisht mban detyrën e këshilltarit në Komisionin e Sigurisë Kombëtare në Kuvendin e Shqipërisë. Referuar deklaratave të pasurisë së gjyqtares Andrea pranë Inspektoratit të Lartë të Kontrollit dhe Deklarimit të Pasurisë të periudhës 2012­2015, të publikuara nga “Open Data Albania”, Odhise Andrea ka nisur detyrën në Kuvend në vitin 2014, shkruan Panorama. Më herët, ai ka qenë drejtor teknik në një kompani private sigurie, si edhe administrator në shoqërinë “GranitImport­AL”. Pas vitit 2013, ai figuron si ortak pasiv në këtë shoqëri, administrator i së cilës rezulton të jetë bërë djali i tij.

Pasuria e gjyqtares Majlinda Andrea

Referuar deklaratës së pasurisë se gjyqtarja Majlinda Andrea nuk përfshihet te njerëzit e pasur të Gjyqësorit në Shqipëri. Kategoritë e formularit “të ardhura nga bonuset”, “të ardhurat si anëtare bordesh”, “të ardhura nga bizneset”, “të ardhura nga qiradhënia”, apo “të ardhura nga çelja e trashëgimisë” janë krejtësisht bosh. Për vitin 2015, gjyqtarja Andrea ka deklaruar të ardhurat nga pagat dhe shpërblimet shumën 1 576 316 lekë.

Me tej, ajo ka deklaruar të ardhura nga interesat bankare dhe të kredidhënies në shumën 162 euro si shtesë nga interesat vjetore, dhe shumën 68 euro si shtesë të një depozite nga interesat bankare. Në kategorinë e familjarëve gjyqtarja ka deklaruar pagën e bashkëshortit Odhise Andrea pranë Kuvendit të Shqipërisë si këshilltar, në vlerën 1 129 734 lekë.

Pagë tjetër familjari e deklaruar është ajo e djalit të saj, K. Andrea, pranë shoqërisë “GranitImport­AL” shpk, në vlerën 798 000 lekë. Po ashtu, është deklaruar vlera prej 2 150 000 lekësh të bashkëshortit si ortak pasiv që ka marrë divident për vitin 2014 nga kjo shoqëri. Për ILDKP­në gjyqtarja ka deklaruar shtesën e krijuar në një depozitë të krijuar nga të ardhurat e familjarëve plus 22 mijë euro, gjendje llogari bankare 71 800 lekë dhe tërheqje nga një depozitë në të e vlerës 30 000 euro për blerje të një apartamenti në Tiranë, në shkurt në 2015.Panorama

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here