Droga, grupi i Cukalit jepte para me fajde, mbante peng vetura luksoze

Kliko per me shume info

gjergj-cukali-okZbulohen detaje të reja të hetimit mbi grupin e shitjes e shpërndarjes së lëndëve narkotike të drejtuar nga Gjergj Cukali. Burime të prokurorisë së Tiranës që po hetojnë çështjen thanë për Report TV, se dyshohet merrej me aktivitet të dhënies së parave me fajde.

Pavarësisht se deri më tani në ngarkim të personave nuk ka akte konkrete që detyron policinë të hetojë grupin për ushtrim të palicencuar të aktivitetit bankar. Pavarësisht kësaj, burimet thonë se informacionet e të dhënat flasin se grupi i drejtuar nga Cukali, ishte përfshirë në aktivitet fajde dhënieje.

Kliko per me shume info

Ky dyshim sipas hetuesve mbështetet fort tek fakti se policia ka gjetur një tufë çelësash të automjeteve të ndryshme. Këto automjete sipas policisë dyshohet se janë mbajtur peng nga grupi në formën e garancisë për rastet e mos kthimit të parave të dhëna borxh apo me fajde nga grupi.

Po ashtu një pjesë e mjeteve dyshohet edhe se janë mbajtur peng ndaj personave të ndryshëm që kishin marrë kokainë tek grupi, por se nuk kishin shlyer paratë. Për këtë fakt, Vjollca Gjoka, bashkëshortja e Armand Gjokës, mbante edhe një bllok në të cilin shënoheshin edhe sasitë e shitura të kokainës. Në një bllok tjetër shënoheshin llojet e mjeteve dhe emrat e pronarëve të tyre dhe shuma e parave që ata detyroheshin.

Nga hetimet e policisë është zbuluar se bashkëshortët Armand e Vjollca Gjoka, menaxhonin shitjen e lëndës narkotike për llogari të grupit që drejtohej nga Gjergj Cukali. Ky fakt provohet edhe nga blloku i shënimeve që policia ka sekuestruar, i cili shërbente edhe si regjistër i shitjes së kokainës dhe parave të fituara.

Lënda narkotike fshihej në një arush të bardhë me pellush i cili qëndronte në shtëpinë e çiftit Gjoka. Kokaina dyshohet se vinte nga Holanda nëpërmjet lidhjeve të Cukalit, ndërsa nëpërmjet Gjokës, ajo kalonte tek shpërndarësit e vegjël.

Cukali, në raste të ndryshme, dyshohet se ka përdorur emrin, Ergi HOxha, për t’i shpëtuar kontrolleve të policisë. Hetimet e mësipërme janë kryer në kuadër të operacionit “Tangent”, që përfundoi me arrestimin e 7 personave të hënën në mbrëmje.

Në aksione të mëparshme, policia kishte arrestuar edhe 9 persona të tjerë duke e çuar numrin e të arrestuarve në 16 persona.

Në përfundim të aksionit, policia sekuestroi 282 gramë kokainë, ndërsa grupi dyshohet se qarkullonte mbi 50 mijë euro fitime në muaj. Për këtë shkak, policia dhe prokuroria, kanë nisur edhe një hetim pasuror mbi pjesëtarët e grupit. report tv

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here