Gjendja skandaloze në urbane, qytetari i revoltuar: “Lali Eri, rrite biletën rrit dhe cilësinë, të lumtë o pallosh”

Kliko per me shume info

Ndodh në Tiranë, shoferi “justifikon” cmimin e biletës, tallava në urbanKemi hyrë në pjesën më të nxehtë të verës.

Nga sot e deri në datë 10, sinoptikanët parashikojnë temperatura deri në 41 gradë në Tiranë. Ajo që këshillohet është që të bëhet kujdes me ambjentet ku qëndrojmë gjatë ditës.  Sidomos mendja shkon tek ata që janë të detyruar të përdorin çdo ditë shërbimin publik për të lëvizur në kryeqytet.

Kliko per me shume info

Por duket se edhe pse pak muaj më parë Këshilli Bashkiak i Tiranës nën një propozimin hileqar të Erjon Veliaj e rriti çmimin e biletës në 400 lek të vjetra, me premtimin se kushtet e shërbimit do të përmirësoheshin, sërish njherë kryebashkiaku i kryeqytetit ka harruar.

Ndoshta ka harruar Erjon Veliaj, por këtë premtim nuk e harrojnë aspak qytetarët e Tiranës që janë të detyruar të përballen çdo ditë me autobuzet e ngadalta e të tejmbushura dhe për më tepër në këtë pisk vape, edhe pa kondicioner.

E pikërisht këtë situatë ka denoncuar sot një qytetar, ndërsa ka postuar një video që tregon gjëndjen reale në një nga urbanet eunazës me shumë gjasë. Qytetari videon e tij e shoqëron edhe me revoltën përkatëse ndërsa shkruan: “Bravo bravo lali ERI ke rritur çmimin por dhe standartet njekohesisht .u kenaqen njerzit nga ajri i kondicionuar ne mjetet urbane.edhe nje here te lumte o pallosh”.

Duket pra se përveç hallit, sigurisht që populli ka edhe humor…, apo jo Erjon?!…

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here