Gjendet parukja e autorëve të super-grabitjes në Rinas

Kliko per me shume info

Makina e grabitjes e braktisur dhe djegur nga autoret
Makina e grabitjes e braktisur dhe djegur nga autoret
Policia ka thënë se ka gjetur disa prova të reja në lidhje me grabitjen e ndodhur pak ditë më parë në Rinas.

Fjala është për një paruke të gjetur në vendin ku autorët e grabitjes së 1 milion eurove braktisën dhe dogjën makinën e përdorur për të hyrë në pistën e avionëve dhe për të marrë paratë.
Sic bëhet me dije nga policia, parukja dhe disa objekte të tjera dyshohet se i përkasin autorëve të grabitjes së 1 milionë eurove në pistën e Rinasit.

Kliko per me shume info

Në vendin ku u braktis makina në krahun e Urës së Gjoles në dalje të Rinasit, policia ka gjetur edhe disa sende të tjera që po analizohen si objekte të mundshme të autorëve.

Ditën e nesërme pritet të dalin para gjykatës pesë personat e arrestuar nga aeroporti i Rinasit dhe shoqëruesi i parave të arrestuar për shkelje të rregullave dhe shpërdorim detyre me pasojë ndodhjen e grabitjes.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here