Gjendet ADN në paruken e lënë tek makina e grabitësve në Rinas

Kliko per me shume info

Makina e grabitjes e braktisur dhe djegur nga autoret
Makina e grabitjes e braktisur dhe djegur nga autoret
Burimet nga policia thonë se në parukën e gjetur pranë vendit ku është djegur makina e grabitësve të Rinsit, janë gjetur mbetje yndyrore që laboratori ka arritur të identifikoj një profil të ADN-së.

Pritet, që në përfundim të raportit të ekzaminimit biologjik nga laboratori të publikohen të dhënat zyrtare për personat e dyshuar.

Sipas policisë, nga hetimet e deritanishme nuk rezulton qe ndonje nga makinat e gjetura ne Liqenin e Shkopetit te jete perdorur nga autoret e grabitjes se parave ne Rinas.

Kliko per me shume info

Ka dyshimet se 3 makinat e hedhura ne Shkopet mund te jene perdorur ne ngjarje te tjera kriminale, për të cilat po punohet për zbardhjen e tyre.

Grabitësit e parave në Rinas, dyshohet se kanë përdorur dy mjete për tu larguar, pas djegies së makinës me të cilën thyen perimetrin e sigurisë së aeroportit.

vec Benzit që përdorën në pistë, autorët e krimit kanë përdorur edhe një furgon transporti dhe një makinë të tretëe cila po verifikohet.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here