Gati per plazh? Ja parashikimi i motit per sot

Kliko per me shume info

moti4Pjesa e parë e ditës do të dominohet nga kthjellime dhe temperatura të larta në bregdet dhe zonën e ulët, ndërsa me alternime kthjellimesh dhe vranësirash do të paraqitet moti në zonat malore. Gjatë pasdites do të vijojë me kthjellime dhe vranësira të shpeshta në ultësirën perëndimore ndërsa në zonat malore verilindore dhe juglindore do të ketë zhvillim të vranësirave konvektive duke rrezikuar shira ku herë pas here do të jenë në formë rrebeshi. Gjatë natës do të ketë paqëndrueshmëri të motit. Sipas “MeteoAlb”, temperaturat e ajrit do të pësojnë sërish një rritje të lehtë si në orët e mëngjesit po ashtu edhe në të mesditës. Era do të fryjë e lehtë gjatë ditës por mesatare gjatë natës me shpejtësi deri ne 30 km/h nga drejtimi jugperëndimor duke bërë që në Adriatik dhe Jon të gjenerohen dallgë deri në 2 ballë.

 

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here