Francezët peticion: Të riluhet finalja e Euro 2016

Kliko per me shume info

portugali-franceTifozët transalpinë të futbollit nuk po e kapërdijnë dot humbjen në pjesën shtesë ndaj Portugalisë në finalen e Parisit, dhe kanë lançuar një nismë në internet për të përsëritur përballjen.

Në sajtin e njohur mesopininons.com që u krijua këtë të hënë, peticioni ka mbledhur thuajse 100 mijë firma në 24 orë dhe autori në arsyetimin e tij nënvizon se Portugalia mashtroi futbollin dhe UEFA duhet të bëjë të riluhet finalja.

Kliko per me shume info

Por duket se kjo ka sjellë reagim dhe në kampin e tifozëve kundërshtarë, me mbështetësit e kampionëve të Europës që u përgjigjën në të njëjtën mënyrë, duke inskenuar një luftë peticionesh.

Është vetëm futboll dhe turneu tashmë mbaroi por finalja dhe spektakli mesa duket janë ende në mendjet e tifozëve.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here