Franca e lodhur në finale, Dechamps: S`dimë si do luajmë

Kliko per me shume info

dechampsNjë ditë përpara finales së “Euro 2016”, trajneri francez, Didier Deschamps është shprehur se do dëshironte të kishte dhe një ditë më tepër kohë për tu përgatitur për përballjen e madhe Francë- Portugali.

“Do dëshiroja dhe një ditë të vetme. Nuk kemi pasur kohë për tu marrë me ‘taktika’ që do aplikojmë në finale pasi fokusi ynë ka qenë rikuperimi nga ndeshja e kaluar”, u shpreh Deschamps.

Kliko per me shume info

Ndërkohë, duke folur për kundërshtarët e tij, trajneri i vendit pritës është shprehur se është i impresionuar nga Portugalia
.
“Është një ekip që ka përvojë, e mirëorganizuar dhe e aftë të përballet me çdo lloj stili që mund të luajnë kundërshtarët”- tha Deschamps.

I pyetur nëse autori i 6 golave, Griezmann, do të luajë në finale në pozicionin e sulmuesit së bashku me Olivier Giroud, Deschamps është përgjigjur se talenti francez mund të luajë në disa pozicione.

“Ai është i aftë të luaj dhe në një pozicion tjetër”, theksoi trajneri i “gjelave”.

Sa i takon fituesit të “Topit të Artë” dhe mundësitë e Griezmann për ta rrëmbyer këtë trofe, 47-vjeçari Deschamps tha se i intereson vetëm forma e shkëlqyer e lojtarit.

“Topi i Artë për Griezmann? Më intereson vetëm fakti që ai është një kampion!”, përfundoi Deschamps.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here